Transmetuar më 05-04-2020, 14:44

72 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 555 numrin total të të infektuarve.

Në njoftimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se orët e fundit ka ndërruar jetë një 63-vjeçar nga Struga, i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup. Numri total i viktimave ka arritur në 18.

Në gjendje të rënduar shëndetësore janë 15 pacientë, nga të cilët 11 janë në kujdes intensiv. Lajmi i mirë është se tre pacientë e kanë fituar luftën me koronavirusin dhe kanë dalë nga spitali.

Të infektuarit e shpërndarë sipas qyteteve:

Shkup  – 235 Kumanovë -114 Dibër – 49 Shtip – 1 9 Prilep –33 Tetovë – 29 Strugë – 24 Veles – 10 Manastir  – 6 Оhër – 3 Kavdar –2 Gostivar  – 4 Gjevgjeli – 4 Strumicë – 2 Kriva Pallankë – 2 Radovish -3 Krushevë – 2 Koçan – 14