
Presidentja e PE, Ursula Von der Leyen ka kërkuar që të bëhen investime të mëdha me buxhetin e BE-së për shkak të situatës së koronavirusit. Edhe kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, vend me shifra tronditëse të viktimave, ka bërë thirrje që të bëhet një “ekonomi e kohës së luftës”, e ndjekur nga një program rimëkëmbjeje.
Ursula von der Leyen ka thirrur të gjitha shtetet e BE për të investuar miliona për të shmangur dëmet katastrofike që mund të shkaktojë kriza e pandemisë.
“Ne na duhet një plan Marshall për Europën”, tha ajo në një artikull për gazetën Welt am Sonntag. Plani Marshall i referohet programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SHBA në periudhën 1948-1952 për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
Presidentja e PE tha se buxheti i BE u pranua nga të gjitha shtetet anëtare si një mjet për të vënë në ekuilibër pabarazitë në një frymë solidariteti. Ursula shtoi se buxheti do të përshtatet për të përballuar krizën.
“Miliardat që do të investohen sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do të lidhin brezat së bashku”, tha ajo./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





