
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të përballen me javën më të ashpër për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në konferencën për shtyp të ditës së shtunë, Trump tha: “Fatkeqësisht, do të ketë shumë vdekje.”
Komentet e Presidentit për pamjen e zymtë të javës së ardhshme vijnë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistrojnë shifra të larta të numrit të të infektuarve, raporton NBC News.
Deri tani, janë regjistruar 311,635 të prekur dhe 8,454 viktima në ShBA. Në rang global, numri i vdekjeve ka arritur në 64,734.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka sugjeruar që amerikanët të vendosin maska kur dalin në publik. Nju Jorku, i cili është shteti më i prekur që prej shpërthimit të pandemisë, pritet të arrijë kulmin në 4-10 ditët e ardhshme.
Kina do të dhurojë 1000 ventilatorë për shtetin e Nju Jorkut dhe 140 të tjerë për Oregonin, të cilat do të ndihmojnë trajtimin e pacientëve në kujdes intensiv./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





