



Konfirmohet një tjetër rast me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për një 62-vjeçar nga lagjia 11 Nëntori dhe mësohet se ka në pronësi një dyqan mishi, ndërsa biznesi momentalisht është mbyllur.
Ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me familjarët e tij apo kontaktet me qytetarët që kanë blerë produkte në biznesin e tij.
Pacienti ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është duke marrë mjekime në Spitalin Infektiv në Tiranë. Familjarët e tij janë vetëizoluar.
Në banesën e tij kanë mbërritur edhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik për të bërë kontrollet dhe verifikimet e duhura por edhe dezinfektimin e banesës.
Banesa ndodhet në katin e dytë të një godine ndërsa biznesi është në katin e parë. Banorët nuk kanëpasur informacione për këtë situatë por lajmi i ka trembur.
Biznesi dhe banesa e personit me Covid-19 ndodhet në Lagjen 11 Nëntori të qytetit të Elbasanit. Dyshohet se rasti është i ri, por nuk janë gjetur ende dyshime të mirëfillta rreth kontakteve se ku e ka marrë infektimin.
Dezinfektimi
Dezinfektohet vendi i punës, pallati dhe lagja e kasapit me koronavirus në Elbasan.
Bashkia Elbasan bën me dije se: Dezinfektimi i qytetit është një proces i përditshëm i cili synon parandalimin e përhapjes së covod 19, por identifikimi i vatrës së katërt të infektimit në qytet rrit marrjen e masave në zonat e prekura, thotë bashkia. Në galeri gjeni dhe fotot.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





