
Një kompani farmaceutike në Turqi, njoftoi të premten se ka realizuar një produkt që ka dhënë rezultate të pozitive në trajtimin e koronavirusit.
Hulumtuesit në kompaninë e njohur turke prodhimeve të barnave ‘Abdi Ibrahim’, që ka pronarë shqiptarë, shprehen se këtë produkt ia kanë prezantuar edhe ministrisë së Shëndetësisë në vendin e tyre.
"Ne do ta prodhojmë këtë produkt gjatë këtij viti dhe do t’ia dhurojmë mjekësisë turke," – thuhet në komunikatën zyrtare të ‘Abdi Ibrahim’.
“Kemi marrë rezultatet një muaj pas injektimit të vaksinës në mostra dhe ka funksionuar “, tha, zëdhënësi i kompanisë ‘Abdi Ibrahim”, Nezih Barut.
Ekipi i kompanisë aktualisht po punon me shkencëtarët në Turqi që të përcaktojë efektin e vaksinës.
Mësohet se pronarët e kësaj kompanie janë me prejardhje nga Çellopeku i Tetovës, që kanë emigruar në Turqi në vitin 1912.
Sipas gazetës Lajm, të afërmit e tyre sot jetojnë e veprojnë në Çellopek të Tetovës.
Turqia numëron mbi 18,000 raste të koronavirusit, ndersa numri i të vdekurve është 356. Gjithashtu 415 njerëz janë shëruar plotësisht pas trajtimit./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





