FOTOGALERI/ Izolimi i përcjellë nga çatitë, ballkonet dhe dritaret
Transmetuar më 04-04-2020, 18:29

Izolimi i shkaktuar nga situata e javëve të fundit për shkak të virusit të rrezikshëm që ka goditur mbarë botën, reflektohet në mënyra të ndryshme në kultura të ndryshme.

Në fotogaleri mund të shihni pamje nga mënyra se si po përjetohet situata në këto ditë izolimi.

Mes tyre bie në sy 13-vjeçari Ntsika Ntsele, i cili luan me saksofon alto ndërsa fqinji i tij shikon mbi një gardh në Soweto, Afrika e Jugut, 29 mars 2020.

Një pamje tjetër është ajo e banorëve që stërviten në ballkonet e tyre pas trajnerëve të fitnesit në Nantes, Francë, 27 mars 2020.

Një fëmijë luan me një dhi mbi një çati në lagjet e vjetra të Delhi, Indi 2 prill 2020.

Një burrë regjistron me celularin e tij duartrokitjet në të gjithë qytetin, ndërsa njerëzit zgjaten nga ballkonet dhe dritaret e tyre për të treguar vlerësim dhe mbështetje për punonjësit e shëndetit në Buenos Aires, Argjentinë, 29 mars 2020.

Njerëz që qëndrojnë në ballkonet e tyre në një bllok apartamentesh në New Jersey me pamje nga lumi Hudson në New York City, më 30 mars 2020.

Persona që luajnë kriket në një çati të një ndërtese në lagjet e vjetra të Delhi, Indi 2 prill, 2020 dhe shumë pamje të tjera që mund ti shikoni në këtë album fotografish. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...