Transmetuar më 04-04-2020, 17:57

Duke nisur nga dita e hënë 6 prill 2020, nuk do të ketë më orar 05.00 deri më 13.00 por kjo hapësirë kohore do të zgjatet. Një vendim që pritet të publikohet në orët në vijim, do të përcaktojë detajet e plota mbi orarin e ri.

Koha 60 minuta që është aktualisht e lejuar për të lëvizur jashtë shtëpisë nga një anëtar familjeje, do të zgjerohet më shumë nga e hëna.

Dyqanet e ndryshme që nuk janë në qendra tregtare, do të hapen duke nisur nga java e ardhshme, informon noa.al.

Fashë e re orare e zgjatur për të gjitha bankat e nivelit të dytë.

Fashë e re orare e zgjatur, për lëvizjen e automjeteve në të gjithë vendin.

Sinjalistikë e re e posaçme për distancimin social të qytetarëve në tregje, njësi tregtare, etj.

Të gjitha këto masa lehtësuese u bënë të ditura sot nga kryeministri Edi Rama, përmes një video mesazhi, por ai preferoi mos të saktësojë që sot ndryshimet, duke shtuar se do të njoftohen në vijim para të hënës që nisin zbatimin. /noa.al/