Transmetuar më 04-04-2020, 17:26

Numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe nuk po rresht, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 708 viktima.

Me shifrat e fundit shkon në 4313, numri total i të vdekurve.

Sakaq në total numri i të prekurve në Britaninë e Madhe ka shkuar në 41.903 persona, ku vetëm në orët e fundit janë shtuar 3735 raste të reja.

Mes 708 viktimave të fundit është edhe një fëmijë 5-vjeçar, i cili nuk i mbijetoi Covid-19.

Deri më tani në të gjithë botën numri i të prekurve ka shkuar në 1.153.016, ndërsa i viktimave në 61.628. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd