Transmetuar më 04-04-2020, 16:45

Edhe dy mjekë të tjerë kanë gjetur vdekjen prej koronavirusit në orët e fundit në Itali.

Ky lajm bëhet me dije nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekut, (Fnomceo).

Viktimat e fundit janë Paolo Peroni mjek kirurg dhe Giandomenico Iannucci mjek i familjes.

Në total në shtetin fqinj, bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetësisë, janë 11.252 punonjësit e sistemit shëndetësor të prekur nga Covid-19.

Në Itali deri më tani janë konfirmuar si të prekur me koronavirus, 119.827 persona, ndërsa i viktimave ka shkuar në 14.681/a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd