Transmetuar më 04-04-2020, 16:09

Agjenti i policisë pjesë e eskortës së Kryeministrit italian, Giuseppe Conte, i cili ishte shtruar gjeti vdekjen mesditën e kësaj të shtune prej koronavirusit, në poliklinikën “Tor Vergata” në Romë.

Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Giorgio Guastamacchia, i cili mbante gradën e nënkomisarit dhe që ishte pjesë e Departamentit të Sigurisë Publike.

Pasi rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, ai u shtrua në spital, por gjendja e tij erdhi duke u përkeqësuar, aq sa përfundoi në terapi intensive i intubuar.

Edhe Conte iu nënshtrua tamponit pas rastit të Guastamacchia, rezultoi negativ.

Në Itali deri më tani janë konfirmuar si të prekur me koronavirus, është 119.827, ndërsa i viktimave ka shkuar në 14.681/a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd