Transmetuar më 04-04-2020, 15:14

I ndaluan që të mbajë një maskë kirurgjikale dhe për këtë arsye dha dorëheqjen.

Është kjo historia e pazakontë e një infermiereje angleze në Hillingdon Hospital, në veriperëndim të Londrës.

Rasti në fjalë raportohet nga ‘Guardian’, ku publikohet letra e dorëheqjes së Tracy Brennan, e cila tregon se u kthye në punë pas 14 ditësh në karantinë, pasi e bija kishte shfaqur simptoma të Covid-19.

Për tu mbrojtur dhe për të mbrojtur pacientët, kishte blerë një maskë, por pretendon se iu kërkua nga eprorët që të mos e mbante në respekt të politikës së ‘Hillingdon Hospitals NHS Foundation Trust’.

Infermieres ju kërkua që ta linte maskën në çantë edhe kur një pacientë ju koll në fytyrë. Pikërisht për këtë shkak, infermierja dha dorëheqjen. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd