


Morgu i New York është pothuajse i mbushur dhe nuk ka më vend, për shkak të një numrit në shtim të viktimave prej koronavirusit.
Kjo gjë raportohet nga Agjencia Federale të Menaxhimit të Emergjencave.
Qyteti ka porositur 85 kamionë frigoriferë nga ushtria amerikane, të cilët do të përdoren për të mbajtur të vdekurit.
Kamionët e porositur pritet të mbërrijnë në mes të muajit prill.
ABC News i është drejtuar Departamentit Amerikan të Mbrojtjes si dhe zyrës kryesore të New York për një koment, por ende pa përgjigje.
Deri më tani në New York kanë gjetur vdekjen nga Covid-19, 3218 njerëz.
Sakaq në SHBA, numri total i viktimave ka shkuar në 7406, ndërsa i të prekurve në 277607. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





