Transmetuar më 04-04-2020, 11:14

Edhe pse shteti shqiptar ka njoftuar disa herë se nuk do të lejohet asnjë këmbësor për të kaluar kufirin me tokën greke, sërish ka shqiptarë që i drejtohen  pikës doganore të Kakavijës për tu kthyer në atdhe.

Sot në mëngjes raportohet për 30 shtetas shqiptarë mes tyre gra e fëmijë që ndodhen në tokën neutrale, pasi janë lejuar të kalojnë nga policia greke, por nuk ngrihet trau i palës shqiptare.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme kanë qenë 67 persona në tokë neutrale, nga këta 33 ishin lejuar të hyjnë në atdhe, ndërsa pjesa tjetër është kthyer mbrapsht.

Burime nga pika kufitare e Kakavijës bëjnë me dije se nuk do të lejohen të hyjnë në tokën shqiptare, për shkak të shtetrrethimit që tashmë është vendosur prej gati një muaji./b.l/noa.al/