Transmetuar më 04-04-2020, 00:06

Kufizim në ditë alternative mes burrave dhe grave, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Panama dhe Peru. Për të zvogëluar kontaktet dhe kufizuar ngjitjen, është urdhëruar një program për të lejuar burrat që të shkojnë në dyqan apo bëjnë blerje në ditë të caktuara, dhe në ditët e tjera femrat, ndërsa të dielën të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi pa dalë.

Nga kufizimi bëjnë përjashtim personeli i dyqaneve dhe ata që punojnë në shërbimet themelore.

E para që e prezantoi këtë kufizim alternativ, ishte Panamaja të mërkurën, e cila me 4 milionë banorë ka 1475 raste të prekurish dhe 37 viktima.

Kjo rrugë është ndjekur tashmë edhe nga Peruja, e cila deri më tani ka 1595 të prekur dhe 61 viktima, shkruan noa.al. Kjo masë parashikohet që të përfundojë në 12 prill, datë kur është përcaktuar edhe fundi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Dalja në Peru lejohet nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 18.00. Presidenti Martin Vizcarra, siguroi se policia do të jetë në terren për të garantuar respektimin e masave. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd