


Edhe Gjermania po përballet me rafte të zbrazura në supermarkete prej koronavirusit. Produktet më të dëshiruara janë makaronat, orizi, djathi, buka dhe mielli.
Gjermanët druajnë se do të mbeten pa makarona për shkak të emergjencës së koronavirusit, aq sa rrjeti i supermarketeve ‘Aldi’, po dërgon trena specialë në Itali, për tu kthyer me mijëra pako mbas.
“Disa trena specialë kanë sjellë 60 mijë pako me makarona fusilli, 75 mijë pako me makarona pene, 250 mijë pako me spaghetti nga Italia në Norimberga, si dorëzim i parë”, thotë në një komunikatë rrjeti i supermarketeve.
Këtrkesat për makarona janë shtuar në këtë periudhë në Gjermani dhe rrjeti i supermarketeve thotë se ka vështirësi që të kënaqë klientët, ashtu sikundër në importim.
Schenker, departamenti i logjistikës hekurudhore gjermane ‘Deutsche Bahn’, shpjegoi se ka marrë masa për të garantuar dorëzimin edhe të mbi 200 ton makarona. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





