
Shpërthimi i Covid-19 ka marrë shumë jetë dhe ka vështirësuar jetesën e miliona banorëve në mbarë botën, por ka një anë pozitive.
Sizmiologët në Pikën e Vëzhgimit të Belgjikës kanë vënë re një rënie të lëkundjeve sizmike që kur u morën masat e izolimit.
Në Bruksel, aty ku u morën të dhënat, sizmiologët zbuluan se zhurmat sizmike që krijoheshin nga automjetet në lëvizje ose makineritë industrial kanë rënë me rreth një të tretën.
Me më pak zhurmë të jashtme, sizmiologët kanë arritur të zbulojnë edhe tërmetet më të vogla falë ndjeshmërisë së pajisjeve që vëzhgojnë, raporton TechSpot.
Thomas Lecocq, një sizmolog në Pikën e Vëzhgimit të Belgjikës tha se një ulje e tillë e lëkundjeve vihet re vetëm gjatë Krishtlindjeve.
Efektet e urdhrave për izolimin mund të jenë më të theksuara në disa rajone sesa të tjerët. Siç vëren Emily Wolin, një gjeologe, kjo ndodh pasi disa stacione monitorimi janë vënë qëllimisht në rajone të largëta për të shmangur ndërhyrjen nga aktiviteti i përditshëm i njerëzve.
Këto do të shohin ulje shumë të vogël të aktivitetit sizmik ose aspak, theksoi ajo. Kështu, izolimi në shtëpi e ka një anë të mirë pasi sjell një aktivitet më të vogël sizmik. /a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





