Transmetuar më 03-04-2020, 18:36

Kryeministri Edi Rama paralajmëron burg për sipërmarrësit, të cilët i kanë pasur punëtorët në të zezë dhe që kanë mbetur pa punë prej emergjencës së koronavirusit.

Ai pyeti se si mund të zgjidhet halli i atyre që kanë punuar në të zezë, sepse nëse do të thuhej që do të paguhen të gjithë ata që punojnë në të zezë, deklaroi se do të vinin edhe ata që vetëm komentojnë në Facebook.

“Ne po konceptojmë edhe një masë për sipërmarrësit që kanë luajtur me gjakun dhe djersen e personave që kanë punuar në të zezë, një masë që mund të shkojë deri në heqje lirie dhe duhet që njerëzit të ngrenë zërin”, tha kreu i qeverisë, në komunikimin e pasdites së sotme.

Më tej deklaroi se askush nuk mund të thotë se po vdes për bukë, nëse nuk është në gjendje që të denoncojë atë që i mohon bukën. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE