Transmetuar më 03-04-2020, 17:14

Stadiumi më i madh i futbollit në Gjermani, stadiumi Westfalen, do të shërbejë si spital për të trajtuar pacientët me Covid-19 duke filluar nga nesër. Lajmin e e konfirmoi ekipi gjerman i Bundesligës Borussia Dortmund në një deklaratë.

“Duke filluar nga nesër, e shtunë, përqendrimi në zonën e stendës veriore të ‘Singal Iduna Park’ nuk do të jetë në futboll, por në trajtimin e rasteve të dyshuara të koronavirusit dhe pacientëve me simptoma përkatëse," thuhet në deklaratë, shkruan “Indipendent”.

Administruesit e Dortmundit Hans-Joachim Watzke dhe Carsten Cramer thanë se objekti është një vend ideal për të ndihmuar në mënyrë aktive njerëzit.

"Stadiumi ynë është koka e qytetit, një pikë fikse për pothuajse të gjithë në Dortmund dhe, falë kushteve të tij teknike, infrastrukturore dhe hapësinore, është vendi ideal për të ndihmuar në mënyrë aktive njerëzit që janë infektuar potencialisht nga koronavirusi ose të cilët ankohen për simptoma përkatëse si probleme të frymëmarrjes dhe ethe”, thanë ata në deklaratë.

Klubi tha se transformoi stadiumin në lidhje me shërbimin lokal të kujdesit shëndetësor në North Rhine-Westphalia./b.l/noa.al/