Transmetuar më 03-04-2020, 16:19

Spitali Rajonal i Vlorë është bërë me respirator të ri. Ai nuk u ble, por është dhuratë e një familjeje bujare nga qyteti.

Një qytetare e Vlorës ka dhuruar një respirator për spitalin rajonal të Vlorës. Respiratori është blerë disa vite më parë nga familja por nuk është përdorur asnjëherë.

Respiratori është blerë për djalin e sëmurë të familjes i cili fatëkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë në Itali.Tashmë zonja e vetmuar kryen xhestin human dhe e dhuron respiratorin për familjet dhe individët e prekur nga Covid19.

Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar nga Dinore Idrizi do ta përdori tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevoj, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me Covid.

Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymarrjen në banesat e tyre. Respiratori është i pajisur me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjekësor.