

Sërish rekord viktimash prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në orët e fundit janë shtuar në 1169 viktima, duke e çuar në 6098 numrin e të vdekurve.
Prej tyre New Yorku është më i goditur, me 1560 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Kryebashkiaku i New York, Bill De Blasio, kërkoi një mobilizim të plotë të ushtrisë për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.
Sakaq në total numri i të prekurve nga Covid-19, ka shkuar në 245442.
“Këshillojmë qytetarët të mbulojnë fytyrën kur dalin apo janë afër me persona të tjerë. Duhet të jemi të qartë, duhet mbuluar fytyra. Mund të përdorni edhe shall, diçka që mund të përshtasni në shtëpi, nuk ka rëndësi maskë profesionale. E rëndësishme është që të mbuloheni. Duket se personat pa simptoma janë ata që e përhapin sëmundjen, ndaj duhet të mbrohemi”, tha kryebashkiaku De Blasio. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





