Transmetuar më 03-04-2020, 13:38

Autoritetet po u kërkojnë banorëve në vendet e botës që të dalin në rrugë me maska për tu ruajtur nga koronavirusi, ndërkohë që në Shqipëri kryeministri Edi Rama apelon që mos përdoren nga qytetarët, pretendim që është ngritur më herët dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Por gjërat se kanë ndryshuar. Studimet e fundit tregojnë se COVID-19 merret dhe nga ajri ndaj maska konsiderohet masë mbrojtëse.

Në SHBA, shumë shtete po i kërkojnë qytetarëve ta aplikojnë këtë. Orët e fundit vendimin e shpalli dhe Los Anxhelos. Ashtu siç ka ndodhur më herët në Nju Jork, edhe banorëve të Los Anxhelosit në SHBA u është kërkuar të mbulojnë fytyrën në publik, raporton rrjeti i njohur amerikan i lajmeve ABC News, që citohet nga NOA.al.

Kryebashkiaku i Los Anxhelosit Erik Garseti (Eric Garcetti) dhe dr. Barbara Ferrer, drejtoreshë e Zyrës së Shëndetit në Los Anxhelos, u kërkuan banorëve të këtij qyteti të përdornin maska prej lecke apo shaje, por jo maska mjekësore.

Sipas dr. Ferrerit, njerëzit duhet të mbulojnë fytyrën jo për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur të tjerët nga stërkalat e tyre. Maskat mjekësore janë me pakicë dhe duhet të ruhen për ata që janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, shtoi ajo.

Apele të ngjashme bënë dhe po aplikohen nga banorët edhe në disa shtete të tjeta të botës. /e.i/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd