Transmetuar më 03-04-2020, 13:30

Shumë ish-alkoolistë dhe ish-narkomanë po i rikthehen zakonit të vjetër. Sipas rrjetit të njohur amerikan të lajmeve, ABC News, një prej shumë nga efektet e dukshme që përhapja e COVID-19 po jep në SHBA dhe një ndër dukuritë që po vihet re në shoqërinë amerikane ka të bëjë me faktin se shumë prej ish alkoolistëve e kanë mjaft të vështirë të vazhdojnë t’i thonë “jo” konsumit të alkoolit.

Sipas këtij rrjeti, disa nga faktorët që i shtyjnë shumë ish alkoolistë t’i rikthehen alkoolit lidhet me stresin që kjo pandemi ka shkaktuar te shumë njerëz dhe problemet që ka krijuar ajo me rritjen e papunësisë.

Ndërkohë që shumë njerëz kanë humbur vendin e tyre të punës nga kjo krizë të shkaktuar nga pandemia, me sa duket, konsumi i alkoolit duket sikur i ndihmon të largojnë stresin.

E njëjta gjë duket se vlen edhe për ish përdorues të substancave narkotike, të cilët me pandeminë që tashmë ka marrë një shtrirje të gjerë, duket se i janë rikthyer sërish zakonit të vjetër. /e.i/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd