Transmetuar më 03-04-2020, 13:22

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve të prekur me COVID-19.

Bëhet fjalë për 9 fëmijë të prekur me koronavirus në qytetet  Tiranë, Durrës, Shkodër , Has dhe Krujë, të cilët kanë qenë persona kontakti me familjarët e tyre.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mire dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë ata po trajtohen në shtëpi.

"Fëmijët e prekur nga koronavirusi janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër , Has dhe Krujë. Mosha mesatare është 8 vjeç.

E kanë marrë nga të afërmit e tyre të tyre të prekur me COVID-19, por që fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe asnjëri nuk është shtruar në spital", njofton zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ndërkohë ajo ka informuar edhe se në spitalin “Shefqet Ndroqi” i kthyer në sppiotalin Covid 2 do të dërgohen pacientë që kanë edhe infeksione të rënda respiratore.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë të shtruar 4 pacientë, e ndërsa në dispozicion janë 9 repisrator, teksa pritet të vijnë të tjerë.

"Pacientët që janë të prekur me COVID-9 janë pacientë që kanë edhe infeksione të rënda respiratore dhe për një kujdes më të mirë dhe do të trajtohen në "Shefqet Ndroqi". Në 9 respirator dhe 4 pacientë", tha Rakacolli./b.l/noa.al/