Transmetuar më 03-04-2020, 10:58

Koronavirusi i ri shpërtheu për herë të parë në Wuhan, Kinë, në dhjetor të vitit të kaluar. Deri tani është infektuar pothuajse e gjithë bota dhe shtetet janë izoluar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, por Kina po bëhet gati për të filluar jetën normale.

Javën e ardhshme, njerëzit do të lejohen të lëvizin dhe të largohen nga Wuhani, i cili është i izoluar prej dy muajsh.

Ende nuk është gjetur një kurë për koronavirusin dhe Kina është gati për të kthyer faqen. Ka patur raportime se shifrat e deklaruara nga autoritetet kineze nuk janë të sakta.

Prandaj lindin pyetjet: Sa të besueshme janë numrat e raportuara? Vërtetë ka kaluar më e keqja nga shpërthimi?

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashte Kineze, Hua Chunying reagoi të enjten duke thënë se shteti ka qenë i hapur dhe transparent me shifrat.

“Për sigurinë e shëndetit ndërkombëtar, ne duhet të dëgjojmë Organizatën Botërore të Shëndetit dhe ekspertët mbi epidemiologjinë dhe kontrollin e sëmundjeve sesa disa politikanë që janë gënjeshtarë të zakonshëm. Në fakt, dje një zyrtar i lartë i OBSh-së raportoi akuzat e pajustifikuara mbi të dhënat jo transparente të Kinës në një konferencë shtypi në Gjenevë", tha Hua, raporton CNN.

Zëdhënësja akuzoi zyrtarët në Amerikë pasi po përpiqen të fajësojnë Kinën për shkak të situatës me të cilën po përballet vendi.

“Është jo morale dhe jo njerëzore që të politizosh shëndetin publik, i cili duhet të dënohet nga të gjithë në Amerikë dhe kudo. Shpresoj se ata nuk do të humbin më kohë për tu fokusuar  në luftën me pandeminë e koronavirusit dhe për të shpëtuar jetën e amerikanëve”, shtoi Hua.

Para disa ditësh u deklarua se në Wuhan, janë shpërndarë 500 urna (qypa për hirin e viktimave) në ditë nga Covid-19, në shtatë shtëpi varrimi që i shërbejnë këtij qyteti. Mediat lokale thanë se shifrat janë 10 herë më të larta dhe koronavirusi ka vrarë 42 mijë persona në qytetin e Wuhanit.

Zyrtarët kinezë kanë hedhur poshtë çdo sugjerim që të shifrat e tyre nuk janë të sakta. Ata theksojnë shkallën e gjerë të rikuperimit në vend duke thënë se nga 82 mijë të infektuar, 76 mijë kanë mbijetuar nga sëmundja./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd