Transmetuar më 03-04-2020, 09:53

Një kirurg në Angli që po ndihmon në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit është tepër i frikësuar nga sëmundja. Neeraj Bhasin po shërben në spitalin Huddersfield Royal Infirmary dhe ka lënë fëmijët me gruan në shtëpi për të qenë pranë pacientëve të infektuar.

“Mbështetja për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor ka qenë e madhe. Nuk mund ta shpreh sa emocionuese, frymëzuese dhe modeste është. Si një prej milionave punonjësve të shëndetësisë, e di që ne e kemi virusin dhe se çfarë duhet të bëjmë. Sido që të jetë, unë dua të flas sinqerisht duke thënë se jam i frikësuar se mund të vdes dhe të lë pas gruan me djemtë e mi”, tha mjeku, raporton e përditshmja britanike ‘Daily Mail’.

Kirurgu Bhasin shtoi se këtë deklaratë e bën edhe për kolegët duke i thënë se duhet të mos përfshihen në këtë luftë siç bëjnë gjithmonë dhe të marrin seriozisht veten.

Familjet e punonjësve të shëndetësisë kanë qenë tepër në ankth këtë periudhë pasi të afërmit e tyre janë çdo ditë në luftë me virusin që ka prekur të gjithë botën./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd