
Presidenti Donald Trump është testuar për herë të dytë për koronavirusin dhe ka rezultuar negative.
“Mëngjesin e sotëm, Presidenti u testua sërish për Covid-19 duke përdorur një metodë të re testimi. Ai është i shëndetëshëm dhe nuk ka shenja”, njoftoi mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley të enjten.
Para se të dilte rezultati, Trump tha se bëri testin e ri që sillte rezultate në 15 minuta.
“Isha kurioz që të shihja si funksionon, sa shpejt funksionon. E bëra një test. Sapo doli, kjo është nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë. E bëra këtë mëngjes dhe më mori një minutë kohë dhe më pas 14 ose 15 minuta për rezultatet. Nuk e prisja por për 14 minuta dolën rezultatet ku thuhej se isha negativ ndaj Covid-19”, tha presidenti i Amerikës në konferencë, raporton CNN.
Hera e parë kur u testua Trump ishte në mes të muajit mars. Presidenti bëri testin pas kontaktit të afërt me dy persona që rezultuan pozitivë. Ndërkohë, ShBA ka marrë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së Covid-19 që ka prekur të gjithë botën./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





