Transmetuar më 03-04-2020, 07:48

1,016,310 të infektuar dhe 53,236 vdekje janë të dhënat e fundit të përditësuara nga sëmundja Covid-19 që ka prekur të gjithë botën.

Sipas statistikave të publikuara nga Worldometers, numri i pacientëve të shëruar deri tani është 213,126.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 245,540 ndërsa të vdekur janë 6,059.

Italia vijon të mbetet shteti me numrin më të madhe të viktimave në botë, me 13,915 vdekje të raportuara dhe 115,242 të infektuar. Edhe Spanja po ecën me të njëjtin vrull, ku numri total i të infektuarve ka arritur në 112,065, nga të cilët kanë ndërruar jetë 10,348 pacientë.

Edhe Gjermania ka një shifër të lartë të prekurish, 84,794 persona, por numri i vdekjeve është i ulët në krahasim me shtetet e tjera të Europës, 1,107 viktima.

Kina, vendi ku shpërtheu pandemia renditet në vendin e pestë si shteti më i infektuar në botë. Deri tani janë raportuar 81,620 të infektuar dhe 3,322.

Ndërsa në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 16 dhe janë 277 të infektuar./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd