Transmetuar më 03-04-2020, 00:12

Thomas Strakosha ka përjetuar një sezon fantastik me Lazion por fatkeqësisht “Seria A” u ndërpre për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Gardiani kuqezi është portieri që ka pësuar më pak gola këtë sezon në kampionatin italian.

Ai ndodhet në karantinë dhe gjithashtu kohë për të qenë edhe aktiv në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, shihetdëshpërimi i tij pas një goli të pësuar, por këtë herë i ka ndryshuar kontekstin dhe krahas videos ka shkruajtur:

“Kur sheh njerëz që vazhdojnë të dalin nga shtëpia”.

Me sa duket sipas tij, karantina vazhdon të thyhet nga persona të ndryshëm.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/

View this post on Instagram

when you see people still going outside 😑

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha) on