Transmetuar më 03-04-2020, 00:16

Orë ankthi dhe pasigurie të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vetëm 24 orët e fundit u evidentuan mbi 25 mijë të infektuar nga koronavirusi, raporton noa.al duke cituar të dhënat që publikon worldometer. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar 240.529 njerëz.

Vetëm sot raportohen 708 jetë të humbura dhe në total ka shkuar në 5810 vetë. Raportohet se janë dhe 5421 njerëz në gjendje kritike për jetën.

Në të gjithë botën në minutat e para të 3 prillit sot, numërohen 52.855 të vdekur dhe mbi një milion të infektuar nga virusi fatal që ka përfshirë planetin Tokë. /noa.al/

Tabela e të dhënave, 3 prill 2020 – 00:15

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd