
Bashkëthemeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates, i cili u bëri thirrje liderëve botërorë që të përgatiten për një situatë pandemike që në vitin 2015, parashtroi një plan tre pikësh se si SH.B.A mund t’ja dalë të zgjidhë pandeminë e koronavirusit.
Gates shkruajti një zgjedhje për Washington Post të martën, duke bërë rekomandime bazuar në konsultimet e ekspertëve që ai ka pasur gjatë punës së tij me Fondacionin Gates, i cili po financon kërkime për një trajtim për virusin, i cili shkakton një sëmundje të frymëmarrjes të njohur si Covid- 19.
“Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara humbën mundësinë për t’i paraprirë betejës me koronavirusin,” shkroi Gates.
“Por dritarja për marrjen e vendimeve të rëndësishme nuk është mbyllur.”
“Zgjedhjet që ne dhe udhëheqësit tanë i bëjmë tani do të kenë një ndikim të madh në atë se sa shpejt numri do të fillojë të bjerë, sa kohë ekonomia mbetet e mbyllur dhe sa amerikanë do të duhet të varrosin një të dashur për shkak të Covid-19.”
Gates tha që pika e parë është të bëhet thirrje për një “qasje të qëndrueshme mbarëkombëtare” ndaj izolimeve që ndihmojnë të frenojnë përhapjen e sëmundjes në vend.
Ai e quajti faktin se disa shtete nuk janë duke u mbyllur plotësisht “një recetë për katastrofë”. “Sepse njerëzit mund të udhëtojnë lirshëm nëpër linjat shtetërore, kështu mundet edhe virusi,” shkroi ai.
“Drejtuesit e vendit duhet të jenë të qartë: mbyllja kudo do të thotë mbyllje kudo. Derisa numrat e rasteve të fillojnë të bien nëpër Amerikë, e cila mund të zgjasë 10 javë ose më shumë, askush nuk mund të vazhdojë biznesin si zakonisht ose të zbusë mbylljen. “
“Çdo konfuzion në lidhje me këtë pikë do të zgjasë vetëm dhimbjen ekonomike, do të rrisë shanset që virusi të kthehet dhe të shkaktojë më shumë vdekje,” shtoi ai.
Themeluesi i Microsoft gjithashtu bëri thirrje që qeveria federale të rimarrë testimet dhe të vendosë një përparësi të qartë se kush do të testohet së pari, me përparësinë më të lartë për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata që punojnë në vijën e parë. E dyta do të ishte “njerëz shumë simptomatikë që kanë më shumë rrezik të sëmuren seriozisht dhe ata që ka të ngjarë të jenë të ekspozuar,” shkroi Gates.
Hapi i fundit, siç përvijoi Gates, do të ishte të merret një “qasje të bazuar në të dhëna për zhvillimin e trajtimeve dhe një vaksinë”, duke u kërkuar udhëheqësve të ndihmojnë duke mos “bërë thashetheme apo përhapje paniku”.
“Siç e kemi parë këtë vit, kemi një rrugë të gjatë për të bërë,” tha Gates. “Por unë ende besoj se nëse marrim vendime të duhura tani, të informuar nga shkenca, të dhënat dhe përvoja e profesionistëve mjekësorë, ne mund të shpëtojmë jetë dhe të kthehemi në punët e vendit.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





