Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja, Thaçi i kërkon mandatarin për formimin e qeverisë
Transmetuar më 02-04-2020, 19:03

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike në vend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për formimin e një qeverie të re, pa shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për ta bërë këtë, sot gjatë ditës ai ia ka nisur dy letra shefit të Qeverisë në detyrë e kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Thaçi ka kërkuar nga Kurti që të propozojë një kandidat të ri që mund të mandatohet për kryeministër në Kuvend të Kosovës, derisa, e njofton kreun e LVV-së se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për formimin e qeverisë.

Në letrën tjetër, ndërkaq, Thaçi e ka falënderuar Kurtin për letrat që i ka nisur, duke thënë se ishte kënaqësi që janë takuar dje.

Loading...