
Studimi më i fundit tregon se koronavirusi mund të përhapet në ajër dhe mund të mbetet në dhoma për orë të tëra. Shkencëtarët amerikanë gjetën nivele të larta të virusit në ajër në dhoma ku kishin qëndruar më parë pacientë të infektuar me Covid-19.
Gjurmët e koronavirusit u zbuluan edhe në korridoret spitalore jashtë dhomave të pacientëve.
Studiuesit e Universitetit në Nebraska thonë se ky zbulim nënvizon rëndësinë e veshjeve mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Studiuesit sipas DailyMail, morën mostra nga 11 dhoma të pacientëve pasi ata ishin larguar. Ato gjetën grimca virale në ajër si brenda dhomave ashtu edhe në korridoret jashtë dhomave.
Gjetja e tyre sugjeron që njerëzit mund të jenë në gjendje ta marrin virusin pa qenë kurrë në afërsi të drejtpërdrejtë me një person të infektuar.
Shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen ende ta kuptojnë se si funksionon koronavirusi, i cili tani ka infektuar 785.228 dhe vrarë gati 38,000 njerez ne te gjithe boten./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





