Rritet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, shënohen 30 raste vetëm në 24 orë
Transmetuar më 02-04-2020, 15:38

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus arrin në 384, prej të cilëve 356 janë raste aktive. 17 persona tashmë janë shëruar kurse 11 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Deri më tani në Maqedoni janë testuar 4.117 teste për Covid-19 prej të cilëve 342 janë realizuar vetëm gjatë ditës së djeshme.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: Shkup – 195, Kumanovë – 62, Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 21, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohri – 3, Kavadarci – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumica – 1, Kriva Palanka – 2 dhe Koçani – 1 rast.

Loading...