Transmetuar më 02-04-2020, 15:35

Disa mësues denoncuan sot se u është njoftuar mbajtja e gjysmës së rrogës nga shteti, në kuadrin e masave të qeverisë për përballimin e situatës me koronavirusin.

Noa.al kërkoi nga drejtoria e komunikimit të Kryeministrisë një sqarim mbi këtë pretendim dhe konfirmoi se nuk ekziston një vendim i tillë.

Më herët sot, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se po denonconte një "skandal të qeverisë që përmes një vendimi të pabërë publik u ka hequr në mënyrë abuzive mësueve gjysëmn e pagës."

Ky "lajm" i Berishës pas konfirmimit nga qeveria rezulton se është i pavërtetë, pasi nuk ka një vendim të tillë.

Denoncimi i një mësuesiz që publikoi sot Berisha:

"Doktor sot do te dergoj nje sms te cilen na ikane derguar ne uecab te gjithe mesuesve te Drejtorise Arsimore Maliq ku kercenohen per prerje rrogash ose duhet ne nenshkruajme nje deklarate ku te pranojme te na heqin gjysmem e rroges gjoja per ta derguar tek njerezit ne nevoje dhe ti viedhin per vete njelloj sic vodhen ato leket e dhuruara per termetin nqs nuk nenshkruajme por pyesin prinder rilindas dhe femije te tyte qe te shpifin per mesuesit kur ti pyese drejtoria.

Te lutem Doktor publikoi keto mesazhe qe ne mesuesit te cilet po bejme te pamunduren per tju dhene dije femijve te shqiptareve te na lene rehat ne kete kohe kolere".