Transmetuar më 02-04-2020, 15:14

Ky është horoskopi për ditën e premte 3 prill 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, ndaj mundohuni që të relaksoheni. Ky është momenti i duhur për të lënë pas debatet me partnerin/en. Sa i takon punës, mundohuni që të shikoni përpara për të përcaktuar të ardhmen tuaj.

Demi

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku Hëna do të ketë ndikim të kundërt, duke sjellë keqkuptime në dashuri. Në punë, mund të ketë ndonjë pengesë për shkak të Marsit dhe Saturnit.

Binjakët

Ju pret një ditë pozitive në sajë të ndikimit të Venusit në shenjën tuaj. Ka shumë mundësi përpara jush, ndaj përfitoni nga kjo periudhë për të çuar përpara idetë tuaja.

Gaforrja

E premtja do të jetë mjaft e favorshme, ku do të ketë përmirësim në raport me më parë. Historitë e dashurisë që do të lindin së fundmi, janë mjaft premtuese. Do të ndiheni mjaft të qetë dhe aktiv.

Luani

Venusi do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje dhe Hëna do të jetë e pranishme. Dita do të jetë mjaft e favorshme, por mundohuni që të mos bëni shumë gjëra njëherësh, pasi mund të nervozoheni.

Virgjëresha

Në dashuri do të ketë momente nervozizmi, ndaj mundohuni që të jeni më të durueshëm. Në punë, duhet të mendoni lidhur me një projekt, por ju duhen shumë para, ndaj mundohuni që të reflektoni mirë.

Peshorja

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme në sajë të ndikimit tranzit të Venusit në shenjën tuaj. Në punë, duhet të shmangni diskutimet, ndaj mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Akrepi

Ndonjë debat i vogël në dashuri do të jetë i pranishëm, ku do të ketë gjëra që duhen zgjidhur sa më shpejt. Bëni kujdes me paratë dhe mundohuni që të kontrolloni shpenzimet.

Shigjetari

Në dashuri duhet të jeni më të pranishëm dhe të mundoheni që të zgjidhni disa keqkuptime të mundshme. Shmangni ngritjen e barrierave! Në punë, mos i besoni dikujt që nuk e njihni mirë.

Bricjapi

Më në fund Hëna nuk do të ketë më ndikim të kundërt dhe do ju ndihmojë në dashuri, veç bëni kujdes që të mos tensionoheni shumë. Edhe në punë, nuk duhet të nervozoheni, sidomos, nëse ju duhet të mbyllni nj marrëveshje të rëndësishme.

Ujori

Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm në dashuri, pasi Hëna do të ketë ndikim të kundërt, shkruan noa.al. Sa i takon jetës profesionale, bëni kujdes me shpenzimet dhe investimet, sidomos pasi së fundmi ka pasur shumë pak hyrje.

Peshqit

Gjatë kësaj të premteje do bënit mirë që të shmangnit debatet dhe ballafaqimet. Ndonjëherë është më mirë të tregoheni indiferent. Në punë kontaktet janë mjaft të favorshme, edhe pse Venusi do të ketë ndikim negativ dhe ju fton që të bëni kujdes. /a.y/noa.al