Mbrojtësi gjerman thyen rregullat dhe pëson aksident: E kisha mendjen tek djali i sëmurë
Transmetuar më 02-04-2020, 15:11

Mbrojtësi i skuadrës Bayern Munich është gjobitur pasi theu rregullat e izolimit nga qeveria dhe u largua nga qyteti pa leje.

Jerome Boateng doli nga Bavaria pa lejen e klubit pasi djali i tij ishte sëmurë, por pësoi aksident me makinën e tij tip Mercedes, e cila doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore.

31-vjeçari u shpreh se do të bënte sërish të njëjtin veprim dhe nuk pendohet për shumën që duhet të paguajë kur bëhet fjalë për familjen.

“E di që është gabim që nuk e njoftova klubin për udhëtimin tim, por në atë moment e kisha mendjen vetëm të djali im.

Ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kur djali e thërret babanë, sigurisht që do ta shkoja pa marrë parasysh orarin. Për atë pranoj çdo ndëshkim. Në fund të fundit ai është djali im. Do të doja të dija kush është ai baba që heziton në një situatë të tillë dhe nuk shkon tek djali i tij 4 vjeç. Nëse ai përballet me një gjobë pa marrë parasysh asgjë tjetër – respekt!”, tha Boateng për gazetën gjermane “Bild”.

Nuk dihet ende shuma e gjobës që vendosi klubi i futbollit për Jerome. Në një njoftim, klubi bavarez tha se paratë që do të paguajë mbrojtësi do ti shkojnë spitalit të Munihut./a.m/noa.al

Loading...