Transmetuar më 02-04-2020, 13:10

Infermierët francezë zhvishen para objektivit të aparatit fotografik në shenjë proteste.

Bëhet fjalë për fushatën e nisur nga një grup prej 43 punonjësish të sistemit shëndetësor, të cilët kërkojnë siguri në punë.

#ZhveshurkundërCovid-19, është hashtagu i krijuar për të shpjeguar nëpërmjet fotografive trupat e tyre zhveshur, se çfarë po ndodh në këto ditë të emergjencës.

“Duam të tregojmë se sa të pambrojtur jemi. Ndihemi si të dërguar te kasapi, duke rrezikuar pacientët tanë dhe familjet tona. Jemi të gjithë dakord për faktin se duhen mbrojtje shtesë. Nuk është një situatë normale”, thotë një infermiere me emrin Alexandra.

Në Francë deri më tani, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 56.989, ndërsa e viktimave në 4032. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd