Transmetuar më 02-04-2020, 12:06

Vala e të prekurve nga koronavirusi në Francë, rrezikon që ti çojë spitalet në kolaps.

Për shkak të vendeve të pakta në reanimacion, vështirësi po shihet në Paris, Metz dhe Mulhouse, duke rrezikuar që ky trekëndësh të bëhet një Lombardi e dytë në Francë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Rajonale Shëndetësore, Aurélien Rousseau, thotë se në Francë ka 1200 shtretër në reanimacion, ndërsa pacientët në këtë gjendje janë 2700.

“Në Paris nevoja urgjente është për 500 shtretër në reanimacion”, tha mjeku i ndihmës së shpejtë Patrick Peillou.

Thirrja e tij u dëgjua nga kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e cila vuri në dispozicion spitalin ushtarak të “Val de Grace”.

Për të shmangur kolapsin është vendosur evakuimi i pacientëve në gjendje më të rëndë, në repartet e spitaleve në zonat më të goditura.

Të sëmurët e evakuuar me trena të shpejtësisë së lartë, avion dhe helikopterë në dhjetë ditë kanë kaluar mbi 300, duke u evakuuar nga Parisi Metz dhe Mulhouse, drejt Bretagna, Aquitania dhe Loira, madje dhjetëra prej tyre drejt Gjermanisë dhe Zvicrës.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kërkoi ndjesë për veprimin me vonesë për fshehjen e materialeve shëndetësore në dispozicion. Masat kufizuese dhe gjendja e emergjencës u shtynë deri në 15 prill.

Në Francë deri më tani, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 56.989, ndërsa e viktimave në 4032. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd