Transmetuar më 02-04-2020, 08:33

“Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme”.

Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta i cili thotë se sot kjo ditë shënohet në mes të një krize të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, për shkak të pandemisë globale COVID-19, që ka sjellë vështirësi të mëdha, veçanërisht për fëmijët me autizëm, të cilët nuk mund të zhvillojnë veprimtaritë dhe aktivitetet aq të domosdoshme për zhvillimin e aftësive të tyre.

Meta shton se mbështetja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, si dhe zgjidhja e problemeve thelbësore që shqetësojnë familjet e tyre, duhet të jetë përparësi.

“Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë!”, shkruan Presidenti. /a.y/noa.al