Transmetuar më 02-04-2020, 02:06

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo pohon se disa mjekë dhe anëtarë të tjerë ekipesh spitalore janë duke iu nënshtruar mbikëqyrjes mjekësore brenda repartit Infektiv.

"Disa, përkohësisht janë të tërhequr nga “linja e parë e frontit”, pasi rezultojnë të prekur prej  virusit tinzar. Janë në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, por pavarësisht këtyre rrethanave të përkohshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona".

Në një deklaratë mbrëmjen e 1 prillit, dr.Kalo tha edhe se fundi i betejës me COVID-19 është ende larg, por sipas tij, ka edhe dritë në fund të këtij tuneli.

"Jemi të gjithë në të njëjtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19", thotë z.Kalo. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd