Transmetuar më 01-04-2020, 21:58

Një vajzë 11-vjeçare në Indonezi ka vdekur si pasojë e koronavirusin. Ajo është viktima më e re në vend, sipas autoriteteve lokale. Vajza vdiq në 20 mars në Spitalin Slamet Martodirdjo, një spital në zonën e Pamekasan, në ishullin e Madura.

Vajza kishte filluar të ndjehej keq dhe kjo ishte bërë shkak që ajo të kryente testin ku rezultoi pozitive për Covid-19.

Siç duket vajza e vogël u sëmur ndërsa ishte në shtëpinë e gjyshes së saj në Malang. Ndërsa ishte e sëmurë me ethe, ajo ishte sjellë në shtëpi nga prindërit e saj, por në atë moment u përkeqësua dhe transporti për në spital ishte i nevojshëm.

Kryerja e tamponit të parë kishte dështuar, por pas vdekjes së saj një test i dytë tregoi se ajo ishte prekur nga koronavirusi.

Vajza e vogël vdiq 24 orë pas shtrimit në spital duke iu bashkuar kështu viktimave të shumta të vendit, për fat të keq gjithnjë e më shumë në rritje. Në një javë në Indonezi, infeksionet janë trefishuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vdekja e fëmijës përfaqëson vdekjen e dytë të një të mituri në Indonezi. Viktima e parë ishte një djalë 17 vjeç./b.l/noa.al/