Transmetuar më 01-04-2020, 20:36

Makthi i koronavirus në Kinë nuk është larguar, një qark jo shumë larg Hubei, epiqendra e pandemisë në rajonin Wuhan, është izoluar pasi ka pasur një rritje të numrit të njerëzve të infektuar. Ky është rrethi i Jia, në Henan, në kufi me Hubei.

Zona ka qenë subjekt i izolimit, sipas autoriteteve lokale shëndetësore në mediat sociale kineze. “South China Morning Post”, duke përmendur një zyrtar lokal të transportit, konfirmoi masat kundër hipotezës së një ‘vale kthimi’.

Banorët e zonës, rreth 600 mijë, do të duhet të kenë leje të posaçme për të dalë nga shtëpia dhe për të shkuar në punë, duke iu nënshtruar kontrolleve të temperaturës dhe përdorimit të maskave.

Pas muajsh kufizimesh për të frenuar përhapjen e Covid-19, Kina kishte raportuar një rënie të rasteve të infektimit. Të mërkurën, Komisioni Kombëtar i Shëndetit raportoi 36 infeksione të reja, të gjitha, përveç një të importuar.

Politikanët kinezë kanë insistuar ditët e fundit me nevojën për të rifilluar ekonominë, por pa e zvogëluar vëmendjen ndaj masave të kontrollit./b.l/noa.al/