Transmetuar më 01-04-2020, 19:06

Autoritetet në Itali njoftuan masa të reja për daljen e fëmijëve duke njoftuar qytetarët se mund të nxjerrin fëmijët jashtë shtëpive të shoqëruar me prindin ose një familjar tjetër.

Lidhur me këtë njoftim kanë reaguar mjekët e familjes, të cilët janë shprehur kundër kësaj leje të dhënë nga Ministria e Brendshme të cilën e kanë konsideruar të rrezikshme.

"Lejimi i ecjes me fëmijët është i rrezikshëm. Nëse kemi një lajm pozitiv për zvogëlimin e infeksioneve do të thotë që masat drastike po funksionojnë.

Dhënia e kësaj leje mund të jetë një rrezik", shpjegoi sekretarja e përgjithshme e Federatës Italiane të mjekëve Paola Pedrini.

"Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të dalë me fëmijët dhe për të zvogëluar tubimet e njerëzve", shtoi Pedrini.

Kjo masë vjen në një kohë kur numri i të infektuarve në shtetin fqinji i ka arritur në 105 mijë, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 13.155. /b.l/noa.al/