Transmetuar më 01-04-2020, 18:44

Edhe Greqia ka patur një rritje të numrit të viktimave që kanë arritur në 50. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 101 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1415 shifrën totale.

Ministri i Shëndetësisë grek Sotiris Tsiodras njoftoi se 20 rastet e reja ishin në një anije transportonte 383 pasagjerë dhe që ndodhet në Portin e Pireut.

Në konferencën e përditshme, Tsiodras tha se 90 pacientë janë në intubim dhe gjashtë të tjerë kanë dalë nga trajtimi intensive.

Mosha mesatare e viktimave në Greqi është 72 vjec, ndërkohë që 94% e viktimave janë të moshuar. Nga numri total, 38 të vdekur janë meshkuj dhe 12 femra./a.m/noa.al