Transmetuar më 01-04-2020, 15:41

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se vendi është në krizë kombëtare për shkak të koronavirusit dhe shtoi se paketa duhet të bëhet më e pakta sa buxheti i Kosovës.

“Ne duhet të veprojmë si një familje. Sot, jo nesër, të plotësojmë paketën me të paktën sa buxheti i Kosovës. Sot, sa më parë t’ju vijë në ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneseve. Këshilltarët ekonomikë të qeverisë Rama i kanë bërë thirrje atij që të përkrahë kërkesat e opozitës”, u shpreh Basha.

Në një komunikim online me gazetarët, kryetari i PD i bëri thirrje qeverisë për të anuluar koncesionet në mënyrë që të mbështeten shtresat sociale.

“Sot duhet të përsëris kërkesën urgjente për anulimin me vendim të qeverisë të të gjithë koncesioneve. Kjo të bëhet në mënyrë që të mbështeten të gjitha shtresat sociale. Qeveria nuk thotë se çfarë do të bëhet me 30 mijë biznese të vogla. Kemi një paketë anemike. Çfarë do të bëhet me dhjetëra dhe mijëra të papune. Çfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që nuk përfitojnë nga kjo paketë”, tha Basha.

Kryedemokrati deklaroi se në media janë pasqyruar pamje rrëqethëse të kryefamiljarëve prandaj PD do të bëjë gjithçka për shëndetin dhe mirëqenien e shqiptarëve./noa.al