Transmetuar më 01-04-2020, 15:34

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të martën mbrëma shtetin e Idahos në SHBA, ndërkohë që dridhjet janë ndier në një zonë mjaft të gjerë, raporton noa.al duke cituar mediat amerikane.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 118 km në veriperëndim të qytetit malor Stainley, në Idaho, ndërkohë që nuk raportohen dëme apo fatalitete.

Një nga dëshmitarët thotë se ka dëgjuar një gjëmim para fillimit të dridhjeve. “Dëgjova një gjëmim dhe në fillim dukej si zhurma e erës, por pastaj gjëmimi u bë i tmerrshëm. E gjithë shtëpia po tundej dhe më zuri paniku”, tha njëri nga banorët e zonës së goditur nga tërmeti i fuqishëm. /e.ie/noa.al/

https://www.facebook.com/MadelineWhiteKIVI/videos/877215342741747/

https://www.facebook.com/RachelGarceauNews/videos/2942559009155351/

https://www.facebook.com/bart.flint/videos/10216636010034262/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd