Transmetuar më 01-04-2020, 15:26

Një shtet në Azinë Lindore po bën të pamundurën që të ndihmojë në luftën ndaj koronavirusit që ka prekur të gjithë botën. Bëhet fjalë për Tajvanin që ka akorduar 35 miliardë dollarë për trajtime dhe materiale mjekësore në vend, përfshirë dhurimin e 10 milionë maskave për shtetet që kanë më shumë nevojë.

Deri tani, Tajvani ka raportuar 329 raste të virusit, përfshirë pesë të vdekur.

Sic raporton Reuters, qeveria ka nxjerrë një paketë stimuluese, dhe Presidentja Tsai Ing-wen tha se do të shpenzonin në total 35 miliardë dollarë, përfshirë një paketë të dytë masash.

Tajvani ka ofruar të shkëmbejë njohuritë dhe përvojën me botën, si pjesë e fushatës "Tajvani mund të ndihmojë". Presidentja Tsai tha se kjo do të përfshinte veprime të ndryshme përfshirë dhurimin e maskave.

"Gjatë muajve të fundit, ne kemi parë veprime të panumërta të guximshme dhe sakrifica nga punonjësit e mjekësisë në të gjithë botën. Është detyra jonë si qytetarë globalë t’u japim atyre mbështetjen tonë të plotë. Ne kemi nevojë për të forcuar bashkëpunimin, dhe kjo do të thotë të shkëmbejmë përvoja dhe materiale, dhe të punojmë së bashku për të zhvilluar trajtime dhe vaksina”, tha presidentja./a.m/noa.al