Transmetuar më 01-04-2020, 14:56

Nga Chivasso në Itali vjen protesta për maskat kirurgjike të dhëna infermierëve në detyrë.

Një imazh shokues ai që po qarkullon në rrjetet sociale nga spitali i Chivasso, ku personeli po përballet me emergjencën e koronavirusit dhe pa mjetet e domosdoshme të sigurisë.

Bëhet fjalë për maskat e prodhuara në Kinë por të importuara nga Brazili në rajonin e Piemonte dhe të shpërndara nëpërmjet kompanisë shëndetësore ‘To4’.

Nursind, shoqata e profesionistëve të infermierisë nëpërmjet sekretarit Giuseppe Summa, denoncon përdorimin e maskave në limitet e sigurisë.

“Na kanë dhënë maska që grisen. Nuk ka më fjalë për ta përshkruar këtë situatë. Ky është realiteti me të cilën po përballet personeli shëndetësor këto ditë. Është e qartë se kompanitë në gjithë këtë situatë dramatike dhe kaotike janë braktisur nga shteti. Punonjësit e shëndetësisë janë të braktisur”, tha ai. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE