Transmetuar më 01-04-2020, 14:13

Udhëtimi i pranverës së disa studentëve nga Teksasi nuk rezultoi aspak i këndshëm. Një grup më 70 persona udhëtuan për në Meksikë, por 28 prej tyre janë infektuar me koronavirus.

Disa prej studentëve shkuan dhe u kthyen me jaht, ndërsa të tjerë u kthyen me avion.

Siç raporton media britanike Mail Online, nga 28 të infektuarit, 4 prej tyre nuk shfaqën shenja të sëmundjes.

Të gjithë studentët që rezultuan pozitiv ndaj testit janë izoluar ndërkohë që të tjerët po qëndrojnë në karantinë dhe po monitorohen.

Departamenti i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka njoftuar për rastet e tyre. Meksika nuk ishte në shtet rrethim kur studentët bënë udhëtimit.

Megjithatë janë dhënë rekomandime që të mos bëhen udhëtime për turizëm, por vetëm për arsye të domosdoshme./a.m/noa.al