Transmetuar më 01-04-2020, 14:04

Dita e parë e prillit ka nisur me dëborë të dendur kryesisht në veri, ku në Dibër trashësia ka vajtur gati gjysmë metër.

Dëborë ka rënë në Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.

Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmërisë normale në të gjithë akset.

Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm. Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.

Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.

Në segmentet e Tropojës, në Bajram Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.

Sakaq rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore të ulin shpejtësinë për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd